Për ne faqe

Alfa Import u krijua në vitin 1995 dhe në mënyrë të vazhdueshme po zhvillohet si kompani private nga profesionistë me përvojë dhe dituri të theksuar e me vizion të qartë për të vendosur standarde të reja në shitje dhe shpërndarje në fushën e nërtimtarisë. Kompania jonë ALFA IMPORT me seli në Shkup, në tregun e Maqedonisë është duke punuar me sukses dhe cilësi si kompani e pavarur me kapital privat në fushën e ndërtimtarisë dhe materialeve ndërtimore tani më 15 vite. Fusha e veprimtarisë së Alfa Import përkap shpërndarjen nëpër të gjitha depot në Maqedoni.

Motoja kryesore e kompanisë është Siguri dhe qëndrueshmëri në ndërtim.

Proceset bashkëkohore të gjenerimit të vlerave që i posedon kompania jonë mundësojnë punë efikase, efektive edhe proaktive me çka vërteton jetëgjatësinë, stabilitetitn, cilësinë dhe denjësinë ndaj punës që është duke bërë. Ne veprojmë me kujdes të madh, përkushtim dhe kompetencë. Sot kemi qasje të sinqertë dhe të përgjegjshme ndaj konsumatorëve tanë, duke u munduar të kënaqim çdo kërkesë të tyre. Përvoja dhe entuziazmi janë karakteristika të mirënjohura që mundësojnë të ndjekim dhe t’iu përshtatemi nevojave të tregut ndërtues në Maqedoni.